Numrat e Balotazhit në Prizren

Pas publikimit të rezultateve preliminare të Balotazhit në Prizren, thash t’i mbledhi të dhanat në nji Excel fajll edhe të shoh se cili vendbanim si ka votu.

KQZ tregohet tepër e keqe në kuptimin e lehtësisë së leximit të të dhanave që i publikon. Për shembull vendvotimet identifikohen me një kod i cili është krijuar qysh kur OSBE pati organizuar regjistrimin e popullsisë pas luftës, në vend se të jipen emrat e vendbanimeve ose të lagjeve. Kësisoji, kur i lexon rezultatet krijohet njëfarë ndjenje steriliteti.

Në mënyrë që t’i identifikoj vendbanimet me kodet e tyne m’u desht t’i performoj disa akrobacione duke përdorë vegla të ndryshme.

Së pari, të dhanat e balotazhit nuk ishin publikuar ende në formën standarde që i publikon KQZ, por këtu kisha pakës fat sepse duke e analizuar web faqen e rezultateve pashë që i gjithë rezultati po kthehet si JSON objekt nga API (i cili është zhvilluar nga një firmë maqedone) serveri i KQZ-së.

{

    "57": {

        "ElectionUnitId": 615,

        "PoliticalEntityId": 10,

        "Votes": 89,

        "VotesPercent": 22.14,

        "Seats": 0

    }

}

Hapi i dytë ishte të korelohet ElectionUnitIdme ID-në e definuar nga OSBE-ja për bashkësitë lokale (2001A psh). Përsëri përgjigja mund të gjendet në HTML strukturën e web faqes ku ElectionUnitIdështë definuar si dataatribut në dropdown-in që përmban listën e vendvotimeve me ID të OSBE-së.

Me pak magji, këtë JSON edhe të dhanat nga HTML struktura i shnëdrojmë nw CSV duke e përdore librarinë pandasPython.

PoliticalEntityIdnë këtë rast tregon për cilin kandidat bëhet fjala, numri 7 është Mytaher Haskuka ndërsa numri 10 është Shaqir Totaj.

Këta dy CSV fajlla pastaj i importova në një databazë të PostgreSQL ku mëpastaj mund të manipulohen më lehtë me SQL. Sidoqoftë mua më mjaftoi vetëm një JOIN.

Rezultati është ky Excel fajll: https://onedrive.live.com/view.aspx?resid=3CF3F387DCE15279!1618&ithint=file%2Cxlsx&authkey=!AN3fZBrv4Oo9oQc

Në te shihet se në plot vendvotime, Mytaher Haskuka ka humbë vota në Balotazh në krahasim me Rundin e Parë. Në anen tjeter kandidati i PDK-së ka rritje drastike, dicka qe i atribuohet ndihmës nga LDK, Nisma, AAK etj.